Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal, prangoset shoferi

Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal, prangoset shoferi

09:17, 22/01/2022
A+ Aa A-

Aksidentoi  me automjet 83-vjeçarin me pasojë vdekjen dhe më pas për të fshehur ngjarjen e hodhi në kanal dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Polcia njofton se është kapur dhe vënë në pranga drejtuesi i automjetit.

Autori i dyshuar është Avni Hysa banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili me automjetin e tij dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit Alush Sinkolla.

Policia gjen dhe sekuestron dhe mjetin me të cilin ky shtetas aksidentoi  83 vjeçarin nga Cërriku.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Aksidentoi  me automjet 83 vjeçarin me pasojë vdekjen dhe më pas për të fshehur ngjarjen e hodhi në kanal dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 10 ditësh punë intensive hetimore të kryer nga Policia, zbardhet  ngjarja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

 Policia gjen dhe sekuestron dhe mjetin me të cilin ky shtetas aksidentoi  83 vjeçarin nga Cërriku.

Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thane – Elbasan ku një 83 vjeçar u gjetë i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në  Komisariatin e  Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe  kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi  i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i mjetit tip Audi  që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi  ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe  e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e  ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco