Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ I riu i zhdukur prej 13 ditësh, fqinji: kishte probleme me gruan

VIDEO-SYRI TV/ I riu i zhdukur prej 13 ditësh, fqinji: kishte probleme me gruan

14:59, 21/01/2022
A+ Aa A-

Erald Mejdani 35 vjeçari nga Mallakastra ka humbur kontaktet me familjarët që prej datës 8 Janar. Alarmi është ngritur këtë të premte nga familjarët ndërsa fqinjët e tij të intervistuar nga SYRI TV tregojnë se i riu kohët e fundit ka pasur probleme me bashkëshorten.

Nga SYRI TV

Prej 13 ditësh 35-vjeçari Erald Mejdani nga Mallakastra ka humbur kontaktet me familjen. Alarmin e kanë ngritur familjarët, ndërsa për Syri tv të afërmit e tij tregojnë se ai punonte si emigrant sezonal në Greqi ndërsa kohët e fundit kishte pasur probleme edhe me bashkëshorten.

Erald Mejdani prind i një fëmije prej datës 8 janar rezulton i zhdukur dhe askush nga familjarët  apo miqtë e tij nuk ka informacion për vendndodhjen e të riut.

Mejdani jetonte në Mallakastër me prindërit e tij ndërsa gjatë muajve të verës punonte si emigrant sezonal në vendin fqinj grek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco