Blofi i policisë, pse u godit biznesi i ligjshëm i kriptomonedhave

Blofi i policisë, pse u godit biznesi i ligjshëm i kriptomonedhave

13:45, 21/01/2022
A+ Aa A-

Ishte një biznes i ligjshëm, i regjistruar në shtet dhe me pajisje të importuara në mënyrë ligjore dhe të rregullt.

Policia duket se ka realizuar një operacion që ka dalë blof në fshatin Pjesëz të Durrësit, ku janë sekuestruar rreth 200 pajisje që prodhojnë kriptomonedha.

Siç mësohet, biznesi është i deklaruar edhe në QKB, ka një kontratë të rregullt me OSHEE, ku deklarohen te ardhurat dhe të gjitha pajisjet janë importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore.

Të gjitha pajisjet, kontrata e qerasë etj, janë të regjistruara nën emrin ‘Cripto World 2’, një biznes i ligjshëm dhe që ka zbatuar të gjitha rregulluat.

Gjithashtu mësohet se para se të nisë ky si aktivitet, me anë të një shkrese është njoftuar Policia e Shtetit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Në Shqipëria aktualisht nuk ka asnjë dispozitë në Kodin Penal ku parashikon ndalimin dhe prodhimin e Bitcoin apo kriptomonedhave të tjera.

Aktualisht në vendin tonë, ky aktivitet nuk është i paligjshëm.

Pikërisht nisur nga të gjitha këto fakte, lindin dyshime në lidhje me ligjshmërinë e këtij aksioni të policisë në Durrës dhe se për llogari të kujt është goditur ky biznes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco