Zbulohet laboratori që prodhonte kriptomonedha, një i arrestuar në Durrës

Zbulohet laboratori që prodhonte kriptomonedha, një i arrestuar në Durrës

12:30, 21/01/2022
A+ Aa A-

Një person është arrestuar nga policia e Durrësit për prodhimin e paligjshëm të kriptomonedhave.

Burimet bëjnë me dije se janë sekuestruar 210 makineri që shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave.

Ato janë kapur dhe sekuestruar brenda një magazine në fshatin Pjesëz. Ambienti ishte marrë me qira nga disa persona nga Tirana.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera për këtë operacion teksa pritet një reagim zyrtar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco