U vunë në lëvizje dy komisariate, ja si u arrestua 36-vjeçari me arme në shtëpi

U vunë në lëvizje dy komisariate, ja si u arrestua 36-vjeçari me arme në shtëpi

12:26, 21/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një person mbante armë zjarri në banesë, kanë zhvilluar një kontroll në shtëpinë e tij dhe e kanë vënë në pranga.

Mësohet se i arrestuar ka mbetur 32-vjeçari me iniciale A. M., banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Njoftimi i policise: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco