Krimi monstruoz në Kuçovë/ E mbyti komshiu, del FOTO e viktimës

Krimi monstruoz në Kuçovë/ E mbyti komshiu, del FOTO e viktimës

10:47, 21/01/2022
A+ Aa A-

Një krim horror ka ndodhur në fshatin Kozare të Kuçovës, ku një grua është mbytur dhe më pas është hedhur në kanal. Viktima është Fatime Suli 64 vjeç.

Trupi i pajetë i 64-vjeçares ishte gjetur në kanal nga kalimtarët të cilët më pas kishin njoftuar policinë.

Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e rastit.

Policia thotë se ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar, Fetah Marra 58 vjeç, banues në Havaleas, Kozare, Kuçovë.

Sipas bluve, dyshohet që ky i fundit të ketë mbytur me duar 64-vjeçaren dhe më pas trupin e ka lënë në një kanal. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco