Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Krimi horror/ Dëshmitari: Ai është monstër, dyshuam menjëherë për të

Krimi horror/ Dëshmitari: Ai është monstër, dyshuam menjëherë për të

10:35, 21/01/2022
A+ Aa A-

“Më ngeli në dorë, nuk e kuptova se si vdiq”.

Kështu ka deklaruar në polici 58-vjeçari Fetah Narra, i cili akuzohet si autori i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli.

Narra e mbyti me duar Sulin e më pas trupin e saj, gjysmë të zhveshur, e hodhi në kanal dhe e mbuloi me gjethe. Ndërkohë rezulton se viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri-tjetrin.

64-vjeçarja jetonte në banesë me bashkëshortin dhe ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Ndërsa autori ishte i divorcuar nga gruaja dhe jetonte i vetëm.

Një i afërm i viktimës dhe një dëshmitar i ngjarjes, tha për SYRI TV se autori njihet si budalla në zonë.

“Njihej si budalla në zonë, por nuk kurohej për depresion. Ai është monstër. Që mbrëmë dhamë dëshmitë tona dhe dyshuam se ishte monstra,” tha ai, duke shtuar se kjo çoi në zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco