Krimi horror/ Zbardhet dëshmia e fqinjit vrasës: Më ngeli në dorë...

Krimi horror/ Zbardhet dëshmia e fqinjit vrasës: Më ngeli në dorë...

09:52, 21/01/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës, ku 58-vjeçari, Fetah Marra vrau dhe hodhi në kanal fqinjën e tij.

Shkak besohet një borxh që autori i kishte viktimës.

Viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. 64-vjeçarja, jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve të martuar, një djali e një vajze.

Nga ana tjetër, autori pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, në trupin e pajetë të gruas, që ishte hedhur në kanal e mbuluar me gjethe për t’u mos u gjetur, janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.

“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë para efektivëve autori i krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco