VIDEO/ U gjet e vdekur dhe gjysmë e zhveshur, komshiu e vrau pasi...

VIDEO/ U gjet e vdekur dhe gjysmë e zhveshur, komshiu e vrau pasi...

09:07, 21/01/2022
A+ Aa A-

Gruaja e vdekur, e cila u gjet e hedhur në një kanal, gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga, konfirmohet që është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare, në qytetin e Kuçovës. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë.

Vetëm pas rreth 1 orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçare u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe e rrozga domatesh brenda në kanal.

Viktima Fatime Suli u transportua gjatë natës drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje Policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu i viktimës.

I arrestuari është duke dhënë dëshminë e tij në polici, ndërkohë që burime të brendshme policore konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që komshiu i kishte familjes së gruas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco