EMRI/ Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, policia arreston autorin

EMRI/ Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, policia arreston autorin

09:01, 21/01/2022
A+ Aa A-

Fatime Suli, 64-vjeçarja që u gjet e vdekur një natë në parë në një kanal në fshatin Kozare në Kuçovë është vrarë nga komshiu i saj. Lajmi konfirmohet nga policia. Mësohet se pas pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së pamjeve filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese përreth, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit Fetah Marra, 58-vjeç. Ai është dërguar para grupit hetimor ku po jep dëshminë e tij ndërsa burimet konfirmojnë se vrasja ka ndodhur për disa para borxh, që Marra i kishte familjes së gruas.

NJOFTIMI ZYRTAR

Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar. 

Vihet në pranga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. 

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco