Tronditëse! Gruaja e vdekur në kanal është vrarë nga komshiu i saj

Tronditëse! Gruaja e vdekur në kanal është vrarë nga komshiu i saj

08:52, 21/01/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në qytetin e Kuçovës në fshatin Kozare. Një grua 64-vjeçare e identifikuar si Fatime Suli është gjendur afër një plantacioni me sera pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe e rrozga domatesh.

Gruaja e vdekur, e cila u gjet e hedhur në një kanal, gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, dyshohet se është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare.

Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1 orë kërkimesh, gruaja 64-vjeçare u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Viktima Fatime Suli u transportuar gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 64-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje Policinë e Beratit për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth,u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu i viktimës.

I arrestuari është duke dhënë dëshminë e tij në polici, ndërkohë që burime të brendshme policore konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që komshiu i kishte familjes së gruas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco