Kosovë, 16 vjet nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova

Kosovë, 16 vjet nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova

08:24, 21/01/2022
A+ Aa A-

Sot shënohen 16 vite nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ndërroi jetë më 21 janar të 2006-ës, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut.

Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

 Ai ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar, u njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco