Gjendet e vdekur në kanal një grua në Kuçovë, detajet rrëqethëse

Gjendet e vdekur në kanal një grua në Kuçovë, detajet rrëqethëse

23:34, 20/01/2022
A+ Aa A-

Një grua është gjetur në një kanal pa shenja jete në Kuçovë.

Gruaja është gjetur afër një plantacioni me sera në lagjen "Havaleas" në fshatin Kozare. Familjarët e kërkonin prej disa orësh.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Havaleas" të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës.

Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë.

Pas rreth 1 orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe është gjetur në një kanal rreth 1 km larg banesës saj.

Mësohet se gruaja ishte pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh.

Viktima, identiteti i të cilës është Fatime Suli është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja njihej si një person me probleme të shendetit mendor dhe zihej e konflitohej me të gjithë banorët e zonës.

Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë, e kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco