Shpërthim tritoli në Krujë, detajet e para

Shpërthim tritoli në Krujë, detajet e para

20:33, 20/01/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim tritoli ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Zallë të Krujës, ku automjeti i shtetasi me iniciae L. T. ka shpërthyer.

Sipas policisë, automjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij dhe si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht.

Njoftimi i policisë:

Krujë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco