‘Gëlltiti 3 brisqe’, familjarët e Refik Matës kërkojnë drejtësi: Nuk vari veten në burg në Francë, por…

‘Gëlltiti 3 brisqe’, familjarët e Refik Matës kërkojnë drejtësi: Nuk vari veten në burg në Francë, por…

17:54, 20/01/2022
A+ Aa A-

Mediat italiane kanë rikthyer në vëmendje vdekjen e mistershme më datë 17 dhjetor të vitit 2021 të 29-vjeçarit Refik Mata në burgun e Tarascos në Francë.

Vëllai i tij, Bekimi dhe familjarët nuk janë dakord që Refiku ka kryer vetëvrasje. Për këtë arsye, ata kanë bërë një sërë ankesash, edhe në ambasadën e Francës në Tiranë.

Refik Mata ishte dënuar me 5 vjet burg për vjedhje. Autoritetet franceze kanë lajmëruar se Refik Mata ka kryer vetëvrasje më datë 17 dhjetor 2021 në qelinë ku ishte mbyllur. Nuk ka pasur asnjë shënim nga ai apo të jepej arsye pse Mata vari veten.

Familja Mata nuk dorëzohet dhe duan të kuptojnë se çfarë ndodhi realisht. Ata bënë një ankesë në Gjykatën e Tarascon e më pas kontaktuan me ambasadën shqiptare. Vëllai Bekim Mata thotë se Refiku nuk ka kryer vetëvarje dhe se është rrahur në burg.

“Vëllai im nuk ka kryer vetëvrasje. Ata e kanë rrahur. Në fytyrë kishte shenja. Nuk ndihej mirë në burgun ku ishte, sepse kishte pasur mosmarrëveshje me gardianët. I acarruar nga kjo situatë, ai ka gëlltitur tre brisqe rojesh.

Ai donte të lëndonte veten e kështu të tërhiqte vëmendje, sepse me siguri ka dashur të thotë diçka. Një natë përpara vdekjes folëm në telefon deri në mesnatë. Me një nga ato telefonat që futen fshehtas në burgje. Në orën 5 të mëngjesit kishte qenë aktiv për herë të fundit në Whatsapp. Më pas na telefonuan nga burgu: Refiku u gjet i pajetë”, ka thënë Bekim Mata.

Vëllai kërkon drejtësi për vdekjen e Refik Matës. Ai shton se familja kërkon drejtësi e që çështja të zbardhet, duke nënvizuar se Refiku ishte i ri dhe kishte jetën përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco