Kosovë: Mbi 2 mijë e 700 raste të reja me COVID-19, shqyrtohen masat kufizuese

Kosovë: Mbi 2 mijë e 700 raste të reja me COVID-19, shqyrtohen masat kufizuese

16:43, 20/01/2022
A+ Aa A-

Autoritetet në Kosovë thanë se një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 2 mijë e 708 raste të të prekurve nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë tha se numri i të infektuarve u konfirmua pas 10 mijë e 883 testeve, që do të thotë se afro 25 për qind e të testuarve dolën pozitiv.

20 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.

Në total numri i rasteve aktive është 9.771.

Një rritje e tillë e numrit të të infektuarve nuk është parë që nga muaji gusht i vitit të kaluar, kur Kosova u përball me situatën më të rëndë shëndetësore.

Nga data 1 janar e deri më sot janë regjistruar 10 mijë e 856 raste te reja.

Nga janari gjashtë veta kanë humbur jetën nga pasojat e sëmundjes, duke e çuar në 2 mijë 996 numrin e atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Më herët gjatë ditës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se pothuajse të gjitha rastet e reja janë të prekur nga varianti Omicron i koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi përditësim të masave kufizuese. Në një takim të Komitetit për Bashkërendim dhe Vlerësim të situatës me pandeminë, ai tha se “masat e reja kufizuese duhet të synojnë ngadalësimin e rritjes së shkallës së infektimit”.

Që nga tetori i vitit të kaluar janë në fuqi masat e ndalimit te lëvizjes së qytetarëve nga mesnata deri në orën 05:00, ndërsa kafenetë e restorantet punojnë deri në oren 23:00.

Që nga 3 janari kushdo që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet të dëshmojë se është vaksinuar me dy doza kundër COVID-19, apo të paraqesë një test negativ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco