VIDEO-SYRI TV/ Atentati në Tiranë, biznesmeni kërkon mbrojtje, vëllai i tij kreu vrasje

VIDEO-SYRI TV/ Atentati në Tiranë, biznesmeni kërkon mbrojtje, vëllai i tij kreu vrasje

13:18, 20/01/2022
A+ Aa A-

Administratori i shkollës Uillson, Lulzim Masha, i cili disa ditë më parë i shpëtoi një atentati në Liqenin Artificial, ka kërkuar mbrojtje nga shteti. 

Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Masha është shprehur se për gati një javë është ndjekur dhe është ndjekur dhe është mbajtur në vëzhgim nga një person. Sipas tij këtë person e ka vërejtur pranë shkollës që ai administron, por nuk i ka shkuar ndermend se mund të ketë qenë objektiv i ndonjë atentati, pasi nuk ka konflikt me njëri.

Gjithashtu, ai ka përshkruar përpara hetuesve edhe personin që qëlloi drejt tij. Sipas biznesmenti autori ka qenë i moshës rreth 25- deri në 30 vjeç, i veshur me pantallona xhinse, esmer me pak mjekër si dhe mbante veshur një kapele, ngjyrë të zezë. Sipas hetimeve dhe këqyrjeve që i është bërë mjetit me të cilin po lëvizte biznesmeni ,ai është prekur vetëm nga një plumb.

Mes personave që janë marrë në pyetje përveç dëshmitarëve okularë dhe objektivit, në pyetje është marrë dhe vëllai i këtij të fundit, pasi ai rezulton person me precedent pasi shumë vite më parë, është dënuar me 15 vite burg për vrasje, dhe hetuesit kanë dyshime mos atentati është bërë për hakmarrje. 

Shumë vite më parë, vëllai i Lulzim Mashës, Fatmir Masha është përfshirë në një ngjarje me dy të vrarë në vitin 1996. Për vrasjen e Artur Çikos dhe të dashurës së tij Zhaneta Agolli, Masha, ai u dënua pasi u vërtetua se ishte në makinë me ta, por edhe për shkak se gjurmët e tij të gishtave iu gjetën në armën tip kallashnikov. Megjithatë për drejtësinë shqiptare, vrasja e dyfishtë kishte ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco