Po grabiste pikën e këmbimit valutor, kapet 19 vjeçari në Durrës

Po grabiste pikën e këmbimit valutor, kapet 19 vjeçari në Durrës

12:49, 20/01/2022
A+ Aa A-

Një 19 vjeçar që ka tentuar që të vjedhë një pikë të këmbimit valutor në Durrës është arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit E. V“, thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco