Vrasja e Eglantina Bucit/ Prokuroria: 50 vite burg për babë e bir

Vrasja e Eglantina Bucit/ Prokuroria: 50 vite burg për babë e bir

12:02, 20/01/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Buci të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit 10 vite më parë.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite për Faikun dhe 25 të tjera për Shkëlzenin për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim.

Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj 10 vite më parë në malin me Gropa në Tiranë. Familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.

Përballë kësaj situate, babai Faik Buci thuri planin, ndërsa djali Shkëlzen Buci e ekzekutoi motrën e tij. Krimi makabër u zbulua nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, shok i Shkëlzen Bucit, që kishte qenë i pranishëm në momentin kur vëllai vrau motrën.

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer përpara grupit të hetimit të gjithë situatën me detaje se si ka nisur situata kur 23-vjeçarja Englantina Buci u mor me dhunë nga i vëllai dhe më pas u vra. I penduari i ka thënë grupit të hetimit që shikonte makthe dhe se nuk mund ta mbante më këtë barrë mbi supe pasi kishte edhe familje.

Vrasja dhe fshehja e kufomës së një vajzë 23-vjeçare në Tiranë është zbardhur pas 10 vitesh nga Policia, që ka arrestuar si autorë babanë dhe vëllanë e saj.

Ngjarja e ndodhur në vitin 2012 është zbuluar pas identifikimit të kufomës që u gjet në Malin e Fagut në Shëngjergj. Pas hetimeve intensive të nisura në vitin 2017, është zbuluar se Eglantina Buci është vrarë me armë zjarri nga babai e vëllai i saj sepse kishte ikur nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin.

Familja me origjinë nga Dibra, me banim në Bathore, nuk e ka pranuar vendimin e vajzës, në atë kohë 23 vjeçe, dhe babë e bir kanë marrë vendimin fatal për të e për shumë vite me radhë kanë fshehur gjithçka.

Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar operacionin e koduar ‘Heshtja’, duke ekzekutuar masat e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Faik Bucin, 66 vjeç, i cili u arrestua në shtëpinë e tij dhe Shkëlzen Bucin, 37 vjeç, i cili ndodhet në burg për një vrasje të mbetur në tentativë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012, ku Eglantina Buci, atëherë vetëm 23 vjeç, shkoi të bashkëjetonte me të dashurin e saj në zonën e Freskut në Tiranë edhe pse familja e kundërshtonte një fakt të tillë.

Pasi mësuan ku ishte vajza, babai i saj Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci shkuan dhe e morën Eglantinën nga shtëpia ku jetonte në zonën e Freskut në Tiranë duke e vrarë më pas.

Disa vite më vonë, në zonën e Malit me Gropa u gjetën pjesë eshtrash duke bërë që policia fillimisht të dyshojë për vajzën e humbur duke marrë pjesë të ADN-së së nënës së saj për t’i krahasuar.

Pas analizave rezultoi se ADN-ja e eshtrave dhe e nënës së Eglantinës përputheshin duke vërtetuar se bëhej fjalë pikërisht për vajzën e zhdukur.

Mësohet se Faik Buci ishte i divorcuar nga nëna e viktimës dhe bashkëjetonte me një grua tjetër.

Të dhënat nga ADN-ja u bashkuan me informacione në rrugë operative duke bërë që të zbulohej tërësisht ngjarja e tmerrshme e 10 viteve më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco