VIDEO-SYRI TV/ Vdekja e 3-vjeçares, policia procedon penalisht mjekun

VIDEO-SYRI TV/ Vdekja e 3-vjeçares, policia procedon penalisht mjekun

11:41, 20/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht mjekun Gentian Alla pas vdekjes së një vogëlusheje 3-vjeçare.

Mjeku akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor. Babai i vajzës deklaroi se mjekët i kishin thënë se ishte virozë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco