E akuzoi si kriminel, banori i ‘5 Majit’ i përgjigjet Veliajt: Më solle OFL se nuk bëra fushatë për PS

E akuzoi si kriminel, banori i ‘5 Majit’ i përgjigjet Veliajt: Më solle OFL se nuk bëra fushatë për PS

11:33, 20/01/2022
A+ Aa A-

Elson Marku është një ndër 8 personat e shoqëruar në komisariat ditën e djeshme të cilët bënë rezistencë dhe kundërshtuan policinë duke tentuar të pengojnë prishjen e banesave në zonën e “5 majit” në Tiranë.

Menjëherë pas kësaj kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka hedhur akuza ndaj një protestuesi për të cilin tha se ka të shkuar kriminale.

Gjatë një prononcimi për “FaxNews”, Elson Marku mohon akuzat ndërsa thekson se OFL-në në shtëpi ia ka dërguar Veliaj për shkak se refuzoi të bëjë fushatë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare.

'Këtu nuk është vullneti politik dhe për tu bërë një zgjidhje përfundimtare këtyre banorëve që kërkojnë ta dinë ku do e marrin ndërtimin. Dje kishim 8 perosna të shoqëruar nga policia, unë isha njëri nga këta, me pretekstin se unë kam kanosur kryetarin e bashkisë për shkak të detyrës.

Por kur Veliaj për shkak të detyrës vjen dhe na dhunon shtëpiat, na dhunon nënën e kushëririt ne mund të kemi dalë nga vetja, por nuk kemi dalë nga vetja sac ka dalë kryetari i bashkisë.

Unë nuk jam dënuar për asnjë krim, OFL ma ka sjellë Erion Veliaj për arsye se nuk kam pranuar të bëj fushatë politike të Partisë Socialiste'-tha Elson Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco