Vdekja e vajzës 3-vjeçare/ Thellohen hetimet, nga vizita deri...

Vdekja e vajzës 3-vjeçare/ Thellohen hetimet, nga vizita deri...

09:40, 20/01/2022
A+ Aa A-

Pas vdekjes në spital të 3-vjeçares A.I, nga Kusarthi i Elbasanit, grupi hetimor, pasi ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje, ka marrë në pyetje për disa orë një mjek dhe një mjeke.

Hetimet janë thelluar që në dokumentimin e vizitës dhe mjekimin e parë dhe atë në vazhdim të 3-vjeçares.

Ndërkohë që po i kushtohet rëndësi zbatimit të protokollit mjekësor pas paraqitjes së 3-vjeçares në gjendje të rëndë në urgjencën e Pediatrisë së Spitalit të Elbasanit.

Ndërkohë priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçares që paraprakisht, sipas mjekëve, humbi jetën, pasi ishte prekur nga pneumonia bilaterale me insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco