EMRAT/ Nisin hetimet për kryetarin dhe anëtarin e shoqatës KF Erzeni

EMRAT/ Nisin hetimet për kryetarin dhe anëtarin e shoqatës KF Erzeni

09:24, 20/01/2022
A+ Aa A-

Procedohen penalisht kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit me akuzën për shpërdorim detyre dhe kompetencash.

Policia njofton zyrtarisht se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar Durrës proceduan penalisht shtetasit Marius Shahini, me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe Fundim Dollaku, anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “mashtrimi”, “shpërdorimi i kompetencave” dhe “shpërdorimi i detyrës”.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco