VIDEO- SYRI TV/ Plagosja në hotel, kush është 26-vjeçari i arrestuar

VIDEO- SYRI TV/ Plagosja në hotel, kush është 26-vjeçari i arrestuar

09:10, 20/01/2022
A+ Aa A-

Arrestohet 26-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri të riun Arni Sulejmani në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës, ngjarje e cila ndodhi më 9 dhjetor 2021.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vendosur shtetasi Markeljan Beqari, banues në Durrës. Sipas policisë, ai është ndaluar në zonën e Linzës në kryeqytet teksa lëvizte me automjet.

Ngjarja u shënua në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Beqari qëlloi me armë drejt 22-vjeçarit Arni Sulejmani. Sipas policisë, nga hetimi i rrethanave të ngjarjes, Beqiri ka pasur qëllim ta vriste Sulejmanin. Ndaj 26-vjeçarit të arrestuar, është ngritur akuza e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë.

Në vendngjarje ishin dhe dy persona të tjerë, Anxhela Brisku dhe Enver Hysenaj, të cilët u arrestuan në ditën e ngjarjes.

22-vjeçarja Anxhela Brisku akuzohet për veprat penale “armëmbajtja pa leje”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “moskallëzim krimi”, pasi sipas policisë, kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco