I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 26-vjeçari

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 26-vjeçari

08:48, 20/01/2022
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Linza" dhe në bazë të informacioneve të marra se një person i shpallur në kërkim për krime kundër personit, qarkullonte me automjet në segmentin rrugor Linzë-Surrel, është organizuar puna dhe u bë arrestimi i shtetasit M. B., 26 vjeç, banues lagjen nr.17/1, Durrës, informon policia.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi M. B. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco