Avokati mashtrues/ Pasi u denoncua për 3 mijë Euro, i merr 11 mijë Paund për vizë një tjetër shtetasi

Avokati mashtrues/ Pasi u denoncua për 3 mijë Euro, i merr 11 mijë Paund për vizë një tjetër shtetasi

21:26, 19/01/2022
A+ Aa A-

Rasti i avokatit mashtrues Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë Euro një qytetari për vizë pune në Gjermani dhe nuk i nxorri as vizën e nuk i kthente as paratë është përsëritur sërish nga ky shtetas.

Sot një qytetar nga Tirana, por që jeton në Londër, denoncon të njëjtin avokat në emisionin ‘Stop’.

Ai thotë, se kërkoi nga Berberi, që t’i mundësonte një vizë shkollimi të fejuarës së tij dhe për këtë e pagoi me 11 mijë Paund.

“Kam një problem që në Maj të 2019 me avokatin Sokol Berberi. Ai më premtoi mua që do t’i nxjerr një vizë studenti për të fejuarën time. Vizë studenti që të studiojë në Londër. Ai mori kartën e bankës së të fejuarës sime, më tha që duhen 11 mijë Paund. Edhe 500 Paund i mori për hak pune që do t’i marrë ai dhe do të bëjë aplikim”.

Por dy vjet më pas, avokati nuk i ka kryer punë e nuk i jep as paratë.

“Problemi qëndron se nuk ka bërë asgjë. Asgjë”.

Në bisedën e fundit avokati caktoi datën 12 Janar 2022 për kthimin e parave.

“Kam bërë disa klikime në prefekturë dhe legalizime në Ministrinë e Jashtme dhe disa noterizime. Shumë shpejt të njoftoj për datën e provimit të gjuhës. Po merrem me çdo gjë pa merak, të përshëndes”.

I riu tha se avokati justifikohet se do e gjejë zgjidhjen çdo dy javë.

“Kur ishte Covid gjente sebep Covid. Pastaj më tha kam vëllain me Covid në Londër. Gjatë gjithë kohës më justifikohet. Duke qëndruar në Youtube, kur e pashë unë këtu në emisionin “Stop”. Kishte një çështje në Gjermani se kishte mashtruar një të ri. Nga komunikimi  fundit më tha se në datën 12 Janar 2022 do të jap të gjitha lekët mbrapsht”.

Avokati pretendon që në këtë datë, do t’ia japë paratë djalit.

Avokati Sokol Berberi: Përshëndetje!  Mirëmëngjesi! Vit i mbarë! Gëzuar! Si ke qenë? Mirë?

Denoncuesi: Mirë me thënë se nuk kemi qenë mirë!

Avokati Sokol Berberi: Po mirë do bëhemi! Pa merak!

Denoncuesi: E sigurt që do m’i japësh lekët me 12 Janar?

Avokati Sokol Berberi: E sigurtë pra! E sigurtë!

Denoncuesi: Nuk janë pa se janë 11 mijë paund se me 15 iki!

Avokati Sokol Berberi: E sigurtë! Në rregull?

Denoncuesi: Domethënë të garantohem unë që me 15 të mos e anuloj më biletën?

Avokati Sokol Berberi: Jo, jo mos e anulo biletën! Mos e anulo biletën! Mirë?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco