Shkatërrohet banda e trafikut të drogës dhe armëve në Gjermani, në pranga edhe shqiptarë

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës dhe armëve në Gjermani, në pranga edhe shqiptarë

19:40, 19/01/2022
A+ Aa A-

Policia gjermane ka zhvilluar një megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe të armëve.

Gjatë kontrolleve nga ajri dhe toka, janë arrestuar 12 persona, të moshës nga 28 deri në 46 vjeç me kombësi gjermane, polake, por edhe shqiptarë, shkruajnë mediat në Gjermani.

Gjatë bastisjes së madhe në Freisenbruch dhe Borbeck, forcat e armatosura kontrolluan gjithsej 20 ndërtesa, duke përfshirë apartamente, por edhe qendra tregtare.

Njësitë speciale të antiterrorit gjerman hodhën në erë derën e një godine me qëllim që të futeshin në banesën e një të dyshuari. Mediat gjermane raportojnë se kishte dyshime se të dyshuarit ishin të armatosur.

Operacioni, i cili zgjati disa orë çoi në zbulimin e  dhjetëra kilogramë drogë, të llojit amfetaminë, marihuanë, hashash dhe ekstazi, rreth 50 000 euro para cash dhe një plantacion droge.

Zëdhënësi i policisë Pascal Schëarz-Pettinato deklaroi se në këto godina u gjetën gjithashtu edhe armë të ndryshme, një pushkë sulmi funksionale, një pushkë precize dhe disa pistoleta. Oficerët e policisë mundën të sigurojnë gjithashtu një punishte që shërbente për mbajtjen e armëve dhe municioneve.

Hetuesit gjetën më shumë se një duzinë kimikatesh që përdoren për prodhimin e drogave sintetike.

Gjatë operacionit, u arrestuan dymbëdhjetë të dyshuar të moshës 28 nga 46 vjeç me kombësi gjermane, polake, dhe shqiptare.

Në fillim të dhjetorit, hetuesit e drogës në Essen arritën të godasin një bandë të ngjashme masive. Të paktën 8 persona kanë ushtruar një tregti të gjallë të marijuanës dhe kokainës në rangun treshifror të kilogramëve, kryesisht në zonën e qytetit Essen, ku u sekuestruan më shumë se 70 kilogramë marijuanë, mbi një kilogram kokainë dhe mbi 100 gramë amfetaminë.

Hetuesit gjetën një armë PTB si dhe 240 mijë euro para të gatshme. I dyshuari kryesor ishte një  30-vjeçar shqiptar dhe dy të dyshuar të tjerë (shqiptar dhe gjermano-maroken) të cilët u arrestuan në vend. Tre të dyshuarit me kombësi shqiptare, gjermane dhe koreane, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar, tashmë janë pas hekurave pak kohë më vonë, të cilët tani janë në pritje të gjykimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco