Goditen 4 banda që trafikonin klandestinë, operacion ndërkombëtar me 47 urdhër-arreste

Goditen 4 banda që trafikonin klandestinë, operacion ndërkombëtar me 47 urdhër-arreste

17:51, 19/01/2022
A+ Aa A-

Katër banda të trafikut ndërkombëtar të klandestinëve u shkatërruan gjatë një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare, greke dhe asaj italiane

NGA SYRI TV 

Në pranga janë vënë 47 persona, mes të cilëve 18 shtetas shqiptarë, të cilët në bashkëpunim  me njëri-tjetrin, trafikonin emigrantë klandestinë nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE, duke përfituar nga 5 deri në 10 mijë euro për person.

47 persona, mes të cilëve 18 shtetas shqiptarë, u vunë në pranga gjatë operacionit “ASTROLABIO”,  i organizuar nga Policia Shqiptare dhe homologët e saj në Itali e Greqi.

Të arrestuarit, pjesë e katër bandave të ndryshme, kishin ngritur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të emigrantëve klandestinë, të cilët i merrnin në vendet e Lindjes së Mesme dhe më pas i dërgonin në Itali kundrejt shumave monetare që shkojnë nga 5 deri në 10 mijë euro.

Në një konferencë për mediat, së bashku me homologët e vendeve fqinje, Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj, u shpreh se vetëm në Shqipëri me kërkesë të SPAK u arrestuan 25 persona, ndërsa tregoi se si vepronte grupi.

Grupi organizonte trafikun e emigrantëve në rrugë detare dhe tokëse, duke përdorur mjete lundruese, të cilat janë sekuestruar në cilsinë e provës materiale së bashku me sende të tjera që u shërbenin katër bandave për trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco