Rrethimi policor/ Pronarja s'del nga shtëpia, shoqërohet 1 operator

Rrethimi policor/ Pronarja s'del nga shtëpia, shoqërohet 1 operator

08:27, 19/01/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e "5 Majit" për t'i hapur rrugë projektit të rindërtimit.

Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.

Në pamjet e publikuara nga Ora News, shihet se një zonjë ndodhet brenda banesës, e cila është parashikuar për t'u shembur, dhe nuk pranon të dalë jashtë.

Pavarësisht se policia ka rrethuar shtëpinë dhe po përpiqet të negociojë me të për të dalë jashtë bashkë me familjen e saj, zonja nuk pranon të lirojë banesën.

Fadromat e IKMT-së kanë shkuar në zonë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona. Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe një operator të televizionit Fax News, i cili po filmonte. 

Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar çdo hyrje e nuk lejojnë as mediet dhe as banorët e tjerë që të kalojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco