Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Trafikimi i 143 kg kokainë me portretin e Escobar, lirohet Erjon Peti

Trafikimi i 143 kg kokainë me portretin e Escobar, lirohet Erjon Peti

19:40, 18/01/2022
A+ Aa A-

Lirohet Erjon Peti, i akuzuar për trafikimin e 143 kg kokainë kokainë, ngërkesë e cila u kap në Portin e Durrësit në mars të vitit të kaluar. 

Konteineri vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së frutave ekzotike, 'Masabi Fruits' dhe me aksioner Erjon Petin dhe Klajdi Xibrakun. 

Ndërkohë që pakot ku ndodhej droga e shtrenjtë ishin të mbështjella me natriban dhe mbi to ishte vendosur portreti i Pablo Escobar. 

Mësohet se Peti është liruar për mungesë provash që e lidhin atë me trafikun ndërkombëtar të kokainës. Hetimet u kryen nga SPAK, ndërkohë që GJKKO ka rrëzuar akuzat duke liruar Petin 10 muaj pas prangosjes së tij. 

Bashkë me Petin u arrestua edhe ortaku i tij, Klajdi Xibraku, i cili do të qëndrojë në qeli. 

Image

 

 

 

Si u kap ngarkesa në kontenierin e 'Masabi Fruits'
Nga Ekuadori konteineri kaloi tranzit në Itali në portin Gioia Tauro por nuk u kontrollua. Në dokumentacionin shoqërues konteineri i ngarkuar me banane kishte destinacion Tiranën.

Me të mbërritur në portin e Durrësit ai iu nënshtrua kontrollit me skaner i cili dha sinjal të kuq.

Për ta kaluar në vijën e dytë të kontrollit policia thirri një prej administratorëve të kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibrakun. Në prani të tij u sharrua pjesa metalike e tavanit ku u konstatuan pakot me lëndë narkotike.

Klajdi Xibraku u arrestua nga ana e policisë dhe pak orë më vonë u arrestua edhe administrator tjetër Erjon Peti në 4 prill të 2021.

Të dy të arrestuarit të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin mohojnë të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thonë se operojnë në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë presin kontejnerë nga Amerika Latine, por nuk janë përfshirë kurrë në trafik droge.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco