Plagosje në qendër të Durrësit, rëndë një person

Plagosje në qendër të Durrësit, rëndë një person

16:19, 18/01/2022
A+ Aa A-

Një person ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Durrësit, pasi është qëlluar me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Në vendin e ngjarjes pranë ish-hotel 'Vollga' në qendër të Durrësit, kanë shkuar policia që ka nisur hetimet.

Autori mësohet se është arrestuar.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Plagosi me thikë 50 vjeçarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.

Më  datë 18.01.2022, rreth  orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobëta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën  kujdesin e mjekeve.

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco