U shpall e zhdukur, gruaja shqiptare gjendet e mbytur në kanal

U shpall e zhdukur, gruaja shqiptare gjendet e mbytur në kanal

16:14, 18/01/2022
A+ Aa A-

Në një kanal për ujitje në afërsi të magjistrales A3 në afërsi të Viçes është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për 56 vjeçaren me origjinë shqiptare Jasmina L., nga lagjja Orizari e Koçanit, e cila para disa ditëve në stacionin policor të Koçanit është denoncuar si e humbur”, tha prokuroria maqedonase.

Vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku i ndihmës së parë.

Në vendngjarje hetime kanë kryer ekipi i policisë, ndërsa me urdhër të Prokurorisë së Koçanit trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë mortore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco