Kosovë/ Një viktimë dhe mbi 700 raste të reja me COVID në Kosovë

Kosovë/ Një viktimë dhe mbi 700 raste të reja me COVID në Kosovë

15:12, 18/01/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 720 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.  Në total numri i rasteve aktive është 5.678.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco