Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Atentati në Tiranë/ U qëllua ndaj biznesmenit 63-vjeçar, zbardhet emri

Atentati në Tiranë/ U qëllua ndaj biznesmenit 63-vjeçar, zbardhet emri

11:53, 18/01/2022
A+ Aa A-

Një 63-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një atentati me armë zjarri.

Biznesmeni 63-vjeçar Lulzim Masha ka qenë duke lëvizur me makinën e tij te Liqeni i Thatë, kur një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të makinës së tij, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz me drejtues shtetasin Lulzim Masha, administrator i shkollës private Uillson, i cili udhëtonte i vetëm.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco