Krisma në Tiranë/ Qëllohet në drejtim të makinës së një 63-vjeçari

Krisma në Tiranë/ Qëllohet në drejtim të makinës së një 63-vjeçari

11:43, 18/01/2022
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri te zona e Liqenit të Thatë në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u qëllua në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin me inicialet L. M., 63 vjeç. Për fat nuk ka persona të lënduar.

NJOFTIMI PARAPRAK 

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco