‘Lidhja me ‘Diabolik’-un’/ Shkatërrohen grupet rivale të drogës në Itali, njëri drejtohej nga shqiptarët

‘Lidhja me ‘Diabolik’-un’/ Shkatërrohen grupet rivale të drogës në Itali, njëri drejtohej nga shqiptarët

10:03, 18/01/2022
A+ Aa A-

Dy klane kriminale të cilat dyshohet se janë kundërshtare me njëri tjetrin në fushën e trafikut të drogës janë shkatërruar gjatë një operacioni të finalizuar nga policia italiane mëngjesin e sotëm.

Në pranga janë vënë 27 persona, mes të cilëve edhe disa shqiptarë.

Karabinierët e Romës kishin vëzhguar prej kohësh dy grupet kriminale. Njëri prej grupeve drejtohej nga një shqiptar. Sipas mediave ai ishte mik me Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë.

Të dy grupet merreshin me trafik të sasive të mëdha të kokainës dhe ishin në luftë të hapur me njëri tjetrin për territor.

Të arrestuarit do të hetohen për trafik droge, zhvatje si dhe armëmbajtje pa leje në vende publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco