Tragjike/ Shqiptari var veten në Greqi, pasi e dashura e refuzoi

Tragjike/ Shqiptari var veten në Greqi, pasi e dashura e refuzoi

23:12, 17/01/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar 32 vjeç u zhduk këtë të hënë dhe kërkimet për ta gjetur rezultuan me një fund shumë të hidhur.

Ngjarja ka ndodhur në Markopoulo të Ilisë në Greqi, ku i riu  është gjetur i varur në pemë.

I riu nga Shqipëria ka kërcënuar se do të bënte vetëvrasje pasi ish-partnerja nuk donte që të kthehej më me të, raportojnë mediat helene.

Shqiptari kishte munguar prej kohësh në vendin ku jetonte e kur ka shkuar ka kërkuar rilidhjen me partneren, por se ajo ka refuzuar.

Ai është kthyer në shtëpi e ka shfaqur tendenca për të kryer vetëvrasje.

Vajza ka thënë në polici se ka marrë mesazhe nga i riu shqiptar se do të kryente vetëvrasje.

Dhe, vërtetë kështu kishte ndodhur. Pasditen e kësaj të hëne, 32-vjeçari u gjet i vetëvarur në Markopoulo të Ilisë në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco