Pukë/ Tenton të përdhunojë 43-vjeçaren, arrestohet

Pukë/ Tenton të përdhunojë 43-vjeçaren, arrestohet

15:33, 17/01/2022
A+ Aa A-

Një person është arrestuar nga policia në Pukë, pasi ka tentuar të përdhunojë një grua. 

Në pranga ka rënë E.U, 39 vjeç, banues në Pukë. 

Ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 43-vjeçare. 

Mbi autorin prokuroria ka ngritur akuzë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.

Njoftimi 
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco