Makina humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen në Durrës

Makina humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen në Durrës

11:54, 17/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur sot në Durrës. Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

“Rreth orës 11:15, në lagjen nr. 13 Durrës, sipër urës së Dajlanit, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco