Merr flakë linja e tensionit, evakuohen nxënësit e një shkolle në Laprakë

Merr flakë linja e tensionit, evakuohen nxënësit e një shkolle në Laprakë

11:32, 17/01/2022
A+ Aa A-

Linja e tensionit të mesëm pranë një shkollë 9-vjeçare në Tiranë ka marrë flakë paraditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ahmet Gashi” në Laprakë.

Për efekt sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës "Ahmet Gashi", në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco