'Çmenduri' në Tiranë: Njëri rreh nënën, tjetri tenton të djegë shtëpinë e...

'Çmenduri' në Tiranë: Njëri rreh nënën, tjetri tenton të djegë shtëpinë e...

10:34, 17/01/2022
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar nga “Kombinati” në Tiranë e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga e dashura duke tentuar të hakmerret duke i djegur asaj shtëpinë. Policia bën me dije se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ish-të dashurës, ndërsa ka tentuar që ta finalizojë gjithçka duke i djegur asaj shtëpinë.

Për fat të mirë, plani i të riut ka dështuar dhe tashmë duhet të japë llogari për disa vepra penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 31 vjeç, pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia.

Ndërkohë edhe një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka dhunuar fizikisht nënën e tij. Policia bën me dije se shtetasi M. F., 20 vjeç, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Ndërkohë deri më tani nuk dihen shkaqet e konfliktit mes nënës dhe djalit të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. F., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco