Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Zjarri në Korçë, dyshohet se u vendos nga vajza, para 2 muajsh doli nga spitali psikiatrik

Zjarri në Korçë, dyshohet se u vendos nga vajza, para 2 muajsh doli nga spitali psikiatrik

09:33, 17/01/2022
A+ Aa A-

Mësohen detaje të reja nga zjarri në fshatin Dishnicë të Korçës që përfshiu shtëpinë e shtetasit I.Bregu mëngjesin e sotëm, 17 janar.

Nga zjarri mori djegie vajza K.Bregu.

Dyshohet se të  3 anëtarët e familjes Bregu , babai, vajza dhe djali janë me probleme të shëndetit mendor.

Sipas kryeplakut Spiro Xharo familja jetonte në kushte të mjerueshme. Dyshohet që zjarri të jetë vendosur nga vajza e cila para disa kohesh ka dalë nga spitali psikiatrik.  

"E ka vënë vajza e vet, e sëmurë me të meta mendore. Ka dalë nga spitali psikiatrik i Elbasanit para 2 muajsh, nuk e dimë si e ka nxjerrë spitali. Janë të tre me të meta mendore, babai, djali dhe vajza. Nuk kanë qenë problem për fshatin, gjithë kohën jemi munduar t'i ndihmojmë me ushqime. Shtëpinë para pak kohësh ja ndërtuan institucionet," tha ai.

Pavarësisht ndihmës së herë pas hershme nga institucionet Xharo shprehet se duhet të ndërhyjnë që këta të fundit të marrin ndihmë mjekësore pasi mund të kthehen në rrezik për komunitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco