Drogë e përndjekje, 7 të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë. Ja akuzat

Drogë e përndjekje, 7 të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë. Ja akuzat

16:13, 16/01/2022
A+ Aa A-

Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë dhe pesë të tjerë po ndiqen penalisht, nën akuza për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit L. A., 32 vjeç, – E. B., 26 vjeç, S. B., 30 vjeç, A. L., 36 vjeçe, D. S., 33 vjeç, M. D., 44 vjeç Z. R., 23 vjeç.

Këta shtetas akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, përndjekje e kanosje, drejtim mjeti në gjendje të dehur, por edhe për faktin se kanë instaluar në celularë lojëra të palejuara të fatit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga  7 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe kanosur shtetasen E. Sh., 26 vjeçe.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. B., 26 vjeç, S. B., 30 vjeç, A. L., 36 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– D. S., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues shtetasin M. D., 44 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe një mjet tjetër i parkuar;

– Z. R., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:

– G. C., 22 vjeç, B. C., 26 vjeç dhe J. L., 26 vjeç, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor, për të bërë testin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin A. N., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (elektroshok) dhe një elektrik dore, me mbishkrimin Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin M. I.,17 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.

Më datë 16.01.2022 shtetasi K. M., 28 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja e tij, shtetasja A. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco