VIDEO+EMRI/ Tentoi të shtypë me makinë një person, në kërkim i riu

VIDEO+EMRI/ Tentoi të shtypë me makinë një person, në kërkim i riu

10:30, 16/01/2022
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar i identifikuar si Eno Jazaj, është shpallur në kërkim nga autoritetet në Vlorë. I riu ka kanosur se do të përplasë me makinë një person.

I riu e lëviz makinën drejt personit për ta shtypur atë.

‘Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen ‘Partizani’, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën ‘Veledin Kollozi’, ka kanosur shtetasin E. A., duke tentuar ta përplas me automjetin e tij’, thuhet në një njoftim.

Policia thotë se po vijon puna për kapjen e këtij personi ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco