Aksident në Sukth-Manzë/ Makina përplaset me trafik ndarësen, një i plagosur

Aksident në Sukth-Manzë/ Makina përplaset me trafik ndarësen, një i plagosur

20:41, 15/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident me një të plagosur është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sukth-Manzë, ku një makinë ka përplasur trafik ndarësen.

Sipas policisë, automjeti me drejtues B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Sukth- Manzë, një automjet me drejtues shtetasin B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco