EMRAT/ ‘Shtëpi bari me standarde britanike', lirohen 5 punonjësit e OSHEE në Shkodër

EMRAT/ ‘Shtëpi bari me standarde britanike', lirohen 5 punonjësit e OSHEE në Shkodër

19:32, 15/01/2022
A+ Aa A-

Pas arrestimit të tyre mëngjesin e sotëm si të dyshuar për shpërdorim detyre, 5 punonjësit e OSHEE në Shkodër janë liruar.

Policia arrestoi 8 persona pasi zbuloi një laborator modern për prodhimin e hashashit në Berdicë, ku mes të arrestuarve ishin dhe 5 punonjësit e OSHEE, të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës.

Ndërkohë disa orë pas arrestimit, prokurori Gëzim Spahiu, ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve.

Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco