Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

EMRAT/ Kapen 17 kg hashash, prangosen vëllezërit dhe kushëriri

EMRAT/ Kapen 17 kg hashash, prangosen vëllezërit dhe kushëriri

10:01, 15/01/2022
A+ Aa A-

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në Mirditë, pasi u kapën me 17 kilogramë kanabisi.

Mësohet se në pranga kanë rënë Altin Përshqefa 31 vjeç dhe Shkëlqim Përshqefa 32 vjeç, vëllezër dhe Çelnik Përshqefa 35 vjeç, kushëriri i tyre.

Të tre këta persona u kapën në vendin e quajtur “Gëziq”, teksa ishin nisur Mirdita drejt Lezhës, ndërsa pas kontrolleve të policisë në automjetin tip 'Benz' me të cilin ata po udhëtonin, u gjet edhe lënda narkotike.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Bisakë”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.P., 31 vjeç, Sh.P., 32 vjeç dhe Ç.P., 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip "Benz".

Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco