Tërmeti i fortë në Pukë/ U dëmtuan edhe disa pallate, raportohet për...

Tërmeti i fortë në Pukë/ U dëmtuan edhe disa pallate, raportohet për...

09:31, 15/01/2022
A+ Aa A-

Një tërmet i fortë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Pukës. Sipas të dhënave mësohet se lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në thellësi 2 kilometër.

Bashkia e Pukës në një njoftim për mediat njofton se janë konstatuar dëme te disa pallate te Lagjia e Muzeut dhe '5 pallatet', ku sipas raportimit të banorëve ka plasaritje, ndërkohë janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve.

Po ashtu plasaritje dhe rënie suvaje ka dhe në spitalin e qytetit. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk ka lëndime të qytetarëve.

Tërmeti u regjistrua mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar frikë e panik te banorët. 

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë në shumë qytete të vendit tonë u ndjenë lëkundje tërmeti, ndërsa epiqendra ishte 2 km në perëndim të Follorinës, Greqi.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco