Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Tërmeti në Pukë/ Dëmtohet spitali i qytetit, lëkundjet vijuan edhe gjatë natës

Tërmeti në Pukë/ Dëmtohet spitali i qytetit, lëkundjet vijuan edhe gjatë natës

08:16, 15/01/2022
A+ Aa A-

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar, me magnitudë 4.3 ballë të shkallë Rihter ka shkaktuar dëmtime në shumë objekte të ndryshme në qytetin e Pukës.

Burime bëjnë me dije se nga verifikimet e deritanishme nga ana e bashkisë janë konstatuar disa rënie të lehta suvash në dy pallate, si dhe plasaritje dhe dëmtime të disa oxhaqeve të banesave në qytet.

Raportohet gjithashtu se dëmtime ka pasur edhe në spitalin e qytetit. Tërmeti e kishte epiqendrën në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrësit, ndërkohë që lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës pas asaj më të fuqishme të orës 22:37.

Sipas të dhënëva tërmeti ishte me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco