Gjendet i pajetë një person në një lokal në Tiranë

Gjendet i pajetë një person në një lokal në Tiranë

21:12, 14/01/2022
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, një person ka humbur jetën në zonën e Freskut në kryeqytet, teksa ndodhej në një lokal.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.M., 70-vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco